Në Zheger të Gjilanit në Kosovë, u lind Ibrahim Kadriu. Shkollën fillore e kreu ne vendlindje (1959), ndërsa të mesmen për pedagogji e kreu në Gjilan (1964). Më 1968 punoi si redaktor në gazetat që botoheshin në Kosovë, si “Rilindja” dhe “Zëri”. Nga pena e tij kanë dalë shumë artikuj, por edhe skenarë, radiodrama, romane dhe vëllime me poezi. Krijimtaria e Ibrahim Kadriut është përkthyer në gjuhë të tjera; pjesë nga veprimtaria e tij (poezi e fragmente prozash) janë botuar në frëngjisht, gjermanisht, arabisht, rumanisht, turqisht, italisht e anglisht. (Në fotografi: Ibrahim Kadriu)
Teksti: https://ibrahimkadriu.weebly.com/biografia.html
Fotografia: © https://ibrahimkadriu.weebly.com/biografia.html
Përpunim grafik: AHCF




