Anton Athanasi

Lexo ngjarje:

Në Trebickë të Korçës lindi Anton Athanasi, veprimtar shqiptaro-amerikan i lëvizjes patriotike e kulturore të shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një nga figurat kryesore të federatës “Vatra”. Emigroi në Boston qysh fëmijë. Arriti suksese në veprimtarinë e tij dhe u afirmua në shoqërinë amerikane si biznesmen. U zgjodh në udhëheqje të shoqatave të ndryshme, si: drejtor i Shoqatës Kombëtare Restoranteve (National Restorants Association), president i Restoranteve të Massachusetts-it, anëtar i Institutit të Kulinarisë të Amerikës etj. U nderua me çmime të rëndësishme, ndër ta edhe “Çmimi i Portës së Artë” (Golden Door Ward), që jepet për kontribut të shquar për shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anton Athanasi bashkëpunoi me Fan S. Nolin, Faik Konicën etj. Për ndihmesën morale e materiale që u dha në vite mërgimtarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u konsiderua si atë shpirtëror i tyre. U zgjodh nënkryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan dhe konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. U nda nga jeta në vitin 2005. (Në fotografi: Anton Athanasi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 143.

Fotografia: © http://archive.boston.com/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img