Mbreti Zog I dërgoi në Stamboll një komision për tërheqjen e eshtrave të poetit kombëtar Naim Frashëri, duke marrë mbi vete të gjitha shpenzimet e rastit. Që nga viti 1900, trupi i Naimit prehej në varrezën Merdinveqoi, në Stamboll. Ardhja e eshtrave të Naimit dhe rivarrimi i tij në Teqen e Bektashinjve, në periferi të Tiranës, u bë me ceremoni madhështore, ku morën pjesë personalitetet më të larta të shtetit dhe populli i kryeqytetit. (Në fotografi: Pamje nga ceremonia e mbërritjes së eshtrave të Naim Frashërit në Tiranë, 1937.)
Teksti: Muzeu Historik Kombëtar
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror




