Lindi në Korçë shkrimtari dhe luftëtari i lirisë Mihal Grameno. Qysh i ri emigroi në Rumani, ku u përfshi në lëvizjen patriotike, si anëtar dhe sekretar i shoqërisë “Drita”. Mori pjesë në Kongresin e Manastirit (1909) dhe luftoi me armë në dorë në çetën e Çerçiz Topullit. Për veprimtarinë e tij u burgos disa herë nga qeveria osmane. Mihal Grameno është autor i shumë këngëve patriotike, që kanë ardhur deri në ditët tona. “Për Mëmëdhenë”, “Lamtumirë”, “Uratë për liri” kanë kaluar gojë më gojë. Edhe veprat e tij dramatike, “Mallkimi i gjuhës shqipe”, “Vdekja e Pirros”, “Varri i pagëzimit”, “E puthura”, kanë bërë epokë në skenën shqiptare. Grameno është një ndër themeluesit e gazetarisë shqiptare të epokës së Rilindjes. Emrin e tij e ndeshim në faqet e shumë fletoreve të kohës, ndërsa gazetat “Lidhja Orthodhokse” dhe “Koha” i botoi dhe i drejtoi vetë. (Në fotografi: Mihal Grameno; Tregimi “Saideja Engjëllore”, shkruar nga Mihal Grameno.)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 237-239.
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar




