Në komunën Hora e Arbëreshëve (Sicili) lindi Gaetano Petrotta, filolog e historian i letërsisë shqiptare. Vepra e tij kryesore “Populli, gjuha dhe letërsia shqiptare”, e botuar për herë të parë në vitin 1932, e botuar edhe në shqip vitet e fundit, është hartuar si një vështrim i përmbledhur i historisë së letërsisë dhe i publicistikës shqiptare, që nga fillesat e saj te komuniteti arbëresh në Itali, e deri në vitet ’30 të shekullit XIX, në të gjitha qendrat ku kishte aktivitet botues nga shqiptarët. Studimet e Petrotta-s u shtrinë edhe në fushat e tjera të studimeve albanologjike, si në çështje të alfabetit, të gramatikës, të dialektologjisë, të leksikografisë, të historisë së gjuhës, të etnografisë, të folklorit dhe të historisë së kulturës shqiptare. Po në vitin 1932 themeloi katedrën e gjuhës dhe të letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos dhe e mbajti derisa u nda nga jeta, në vitin 1952. Një tjetër pasuri që Petrota la pas, është dorëshkrimi i gramatikës shqipe të së folmes së Horës së Arbëreshëve, si edhe një fjalor frazeologjik të arbëreshëve të Sicilisë. (Në fotografi: Gaetano Petrotta)
Teksti: Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët
Fotografia: © https://it.wikipedia.org/wiki/Gaetano_Petrotta
Përpunim grafik: AHCF




