Në Tiranë u përurua kinema-theatër “Nacional”, e para kinema publike në kryeqytetin shqiptar. Një vit më parë, Hysen Beshiri, Xhuf Koljaka, Alqi Hobdari dhe Ferit Vokopola, patën ngritur shoqërinë e parë të kinemave në Shqipëri. Këto ishin dy ngjarje të rëndësishme në jetën artistike të vendit. Në vitet që pasuan, kinema “Nacional” dhe shoqëria kinematografike hapën degët e tyre në disa qytete, si në Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, Berat e Gjirokastër, duke u bërë shoqëria më e fuqishme në zgjedhjen, importin dhe shfaqjen e filmave në Shqipëri. Kinema “Nacional” ndikoi në gjallërimin e jetës artistike, siç ishte sjellja e grupeve artistike nga jashtë, të cilat jepnin shfaqje në kinematë e shoqërisë, angazhimi i aktorëve shqiptarë për shfaqjen e skeçeve, kupleteve, parodive etj. (Në fotografi: Pamje nga kinema-theatër “Nacional”.)
Teksti: https://aktoretshqiptare.info/
Fotografia: © https://aktoretshqiptare.info/
Përpunim grafik: AHCF




