Rexhep Mitrovica

Lexo ngjarje:

Lindi në Mitrovicë Rexhep Mitrovica (1888–1960), veprimtar i lëvizjes kombëtare për pavarësi, intelektual, kryeministër në një periudhë të pushtimit gjerman. Kreu shkollën e mesme “Idadije”, në Shkup (1916–1920) dhe ndoqi studimet e larta për shkenca pedagogjike, në Vjenë. Bashkëpunoi për mbajtjen e Kongresit të Manastirit dhe për jetësimin e alfabetit latin të tij. Mori pjesë si delegat i Pejës në Kuvendin e Vlorës, që shpalli Pavarësinë e Shqipërisë më 1912, dhe ishte njëri nga nënshkruesit e deklaratës së Pavarësisë. Rexhep Mitrovica punoi për kombëtarizimin dhe demokratizimin e sistemit arsimor shqiptar, për ngritjen e nivelit profesional të shkollës, si dhe ndihmoi arsimin ilegal shqip në Kosovë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte anëtar i Këshillit të Shtetit Shqiptar (1941–1942) dhe komandanti i Forcave Vullnetare Shqiptare në Kosovë (1942–1943). U arrestua dhe u burgos nga italianët (1943). Ishte kryeministër i Shqipërisë në periudhën 5.11.1943–16.6.1944. Në prag të çlirimit, u largua nga vendi. (Në fotografi: Rexhep Mitrovica)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1746.

Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img