Minush Jero

Lexo ngjarje:

Në Selenicë të Vlorës lindi Minush Jero, shkrimtar e dramaturg. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Filologjisë, për gjuhë – letërsi. Për një pjesë të gjatë kohe ka qenë në detyrën e oficerit në Forcat e Armatosura. Pas shkollimit ushtarak në Shkollën e Bashkuar, ai u bë oficer në Durrës. Largohet nga ushtria në vitin 1960 dhe hyn në Universitetin e Tiranës, ku u bë profesor i letërsisë dhe dramaturgjisë. Ka shkruar në disa gjini të letërsisë, por u bë i njohur posaçërisht si dramaturg, me dramat: “Njollat e murrme”, “Dasmë në luftë”, “Të pamposhturit”, “Ura”, “Historia e një nate” etj. Nga dramat e tij të para është “Dasmë në luftë” (1942), e cila shquhet për konfliktin e saj të ashpër të vendosur në periudhën e Luftës së Dytë Botërore. Në vitin 1971 shkroi dramën heroike “Të pamposhturit”, edhe kjo e merr subjektin nga Lufta e Dytë Botërore. Dramën “Njollat e murrme” e shkroi më 1969, me të cilën teatri “Andon Zako Çajupi” i Korçës fitoi edhe flamurin e festivalit për profesionistë. Fati i kësaj drame pati një histori të çuditshme: u mburr shumë në natën e parë nga kryeministri i kohës Mehmet Shehu dhe natën e dytë, u anatemua nga udhëheqësi Enver Hoxha, duke e quajtur atë si “njollë e zezë” në dramaturgjinë shqiptare. Drama u bllokua dhe më 1973 Minush Jero u dënua me 8 vjet burg. Pasi bën 6 vjet e 8 muaj burg, lirohet në 28 dhjetor 1978. Më pas punoi si punëtor i thjeshtë në një fabrikë gome në Durrës, nga viti 1979 deri në 1987. Pasi fillon lëvizja demokratike në vitet 1990, themeloi degën e Partisë Demokratike në Durrës dhe më pas hap sallonin e artit “Torra”. U nda nga jeta më 2006. (Në fotografi: Minush Jero)

Teksti: https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/

Fotografia: © Kadiu A., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img