Botimi i “Këngët e Milosaos”

Lexo ngjarje:

Jeronim de Rada botoi veprën me titull “Këngët e Milosaos”, vepra e parë e letërsisë romantike shqiptare me vlera të mëdha artistike, e vlerësuar nga Viktor Hygoi si një “vepër e përkryer romantike”. Kjo poemë, për nga ana tipologjike, qëndron midis romanit në vargje dhe atij lloji të poemës lirike që njihej si “këngëtore e dashurisë”. Dramat shpirtërore të individit dhe konflikti i tij me institucionet morale të kohës, të shprehura me një lirizëm të vetvetishëm, e bëjnë këtë vepër të De Radës një roman lirik. Subjekti ka në qendër historinë e një çifti të rinjsh nga klasa të ndryshme që bashkohet pas shumë pengesash, por ndahet sërish nga vdekja e parakohshme e vajzës, pas së cilës vjen vdekja e djalit në luftë. Në vepër ndërthuren kështu dy tema paralele: tema e dashurisë së penguar nga mjedisi shoqëror dhe mendësia e tij dhe tema e detyrës ndaj atdheut, që shprehin dy ide: idenë e barazisë së njerëzve dhe të drejtës për dashuri dhe idenë e nënshtrimit të ndjenjës ndaj detyrës. Poema ndikohet në mënyrë krijuese nga folklori arbëresh, gjë që i jep freskinë e pakrahasueshme. (Në fotografi: Ballina e librit “Këngët e Milosaos”, botim 2009.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 422.

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img