Në Tiranë lindi Pëllumb Bylyku, piktor, grafist dhe autor i posterave të ndryshëm me tematikë kombëtare. Bylyku kreu liceun artistik “Jordan Misja”, Tiranë (1976) dhe diplomohet në Institutin e Lartë të Arteve, Tiranë, në degën e pikturës monumentale (1986). Duke filluar nga viti 1986, artisti ka marrë pjesë rregullisht në ekspozitat dhe veprimtaritë e ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në krijimtarinë e piktorit Bylyku ndihet prirja e një pikture bashkëkohore, ku përparësi merr konceptimi artistik me njolla koloristike të plota e me dritë, të cilat i japin monumentalitet dhe i bëjnë veprat e tij të veçanta. Ai është pjesë e grupimit “Pranvera” dhe “Brezat në artet figurative”. (Në fotografi: Vepra e Bylykut me titull ”17 nëntor 1944”, 1989, laps dhe karbon në letër.)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920-2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 115.
Fotografia: © Koleksioni privat “Shabani”
Përpunim grafik: AHCF




