Hafëz Esat Myftia

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Hafëz Esat Myftia, klerik i lartë, kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar (1967). Mësimet e para i mori nga xhaxhai i tij, kurse të mesmet, në medresenë e Shkodrës (1925–1929). Me përfundimin e tyre, u emërua imam i Xhamisë së Tabakëve, ku vazhdoi të shërbejë 2 vjet, e më vonë në xhaminë e Ajasmës. Në vitet 1938–1943 u emërua mësues besimi në shkollën fillore të Dudasit (Shkodër). Më 1944, u zgjodh drejtor i medresesë së Shkodrës, funksion të cilin e kreu deri në vitin 1947, kur medreseja u mbyll. U arrestua në dhjetor të vitit 1945, por, pa kaluar shumë kohë, u lirua. Mes viteve 1952–1954 ushtroi detyrën e drejtorit të Medresesë së Përgjithshme të Tiranës. Gjashtë vite më vonë (1952), u diplomua hafëz. Më 1967 u zgjodh kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Pas ndalimit të fesë e deri në fund të jetës, punoi si nëpunës i specializuar në fondin e orientalistikës së Bibliotekës të Shtetit në Shkodër, të krijuar nga librat e sekuestruar nga Biblioteka e Myftinisë dhe familjet e ndryshme shkodrane. U nda nga jeta në vitin 1975. (Në fotografi: Esat Myftia)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 445–446.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img