Në Tiranë lindi Naxhi Bakalli, piktor, muralist, ilustrator dhe grafist i shquar në artin shqiptar të shekujve XX–XXI. Kreu Liceun Artistik “Jordan Misja” dhe Instituti i Lartë i Arteve, Tiranë (1965). Pas ekspozimit të tablosë “Kur yjet mbushin qiellin” (1969), nuk ekspozoi për 20 vite me radhë. Naxhi Bakalli është autor i pikturës murale “Përballimi” në Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë (1982) dhe i disa veprave të tjera murale në Burrel dhe në Tiranë. Nga viti 1971, ai ka botuar vizatimet e tij mjeshtërore në revistën “Shqipëria e re” me tema, personazhe dhe ngjarje nga më të ndryshmet, të historisë dhe kulturës kombëtare. Piktori Naxhi Bakalli është autor i më shumë se 50 serive pullash postare, ku ka fituar 25 çmime të para. (Në fotografi: Naxhi Bakalli)
Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 124.
Fotografia: © https://memorie.al/
Përpunim grafik: AHCF




