Në Krujë lindi Abaz Kupi, ushtarak e politikan. Shërbeu si komandant i xhandarmërisë në Krujë dhe në Durrës. Më 7 prill 1939 mori pjesë në rezistencën kundër pushtimit fashist. Ai ishte një ndër pjesëmarrësit e Konferencës së Pezës (16 shtator 1942), ku u zgjodh anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Në gusht 1943 mori pjesë në Mbledhjen e Mukjes, nga Partia Komuniste Shqiptare. Pas dështimit të saj, u shkëput gradualisht nga vija e Frontit Nacionalçlirimtar dhe krijoi partinë Lëvizja e Legalitetit (nëntor 1943). Në nëntor të 1944-s, u largua nga Shqipëria dhe mori pjesë aktive në veprimtarinë e komitetit “Shqipëria e lirë”, që vepronte në Shtetet e Bashkuara dhe në vendet e Evropës Perëndimore në vitet e Luftës së Ftohtë. U nda nga jeta në vitin 1976. (Në fotografi: Abaz Kupi)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1417.
Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Abaz_Kupi
Përpunim grafik: AHCF




