Lufta e Dibrës

Lexo ngjarje:

Filloi “Lufta e Dibrës”, një luftë kundër ushtrive serbo-malazeze që kishin pushtuar tokat e krahinës së Dibrës. Fillimi i luftës u vendos në mbledhjen e krerëve dibranë, që u mbajt në katundin Arras të Peshkopisë, nën drejtimin e Elez Isufit. Veprimet e armatosura nisën nga mesi i gushtit. Kryengritësit çliruan Peshkopinë dhe i detyruan pushtuesit të tërhiqeshin në kufirin e caktuar në vitin 1913. Veprimet luftarake çlirimtare të kryengritësve u miratuan nga qeveria shqiptare. Nga fundi i muajit gusht, qeveria jugosllave, me forca të shumta, nisi sulmin për ripushtimin e tokave shqiptare. Përballë epërsisë së madhe në numër e sidomos në armatime, forcat çlirimtare u detyruan të tërhiqeshin. Marshimi i reparteve ushtarake serbe u shoqërua me terror kundër popullsisë vendëse shqiptare. Me urdhër të shtabit të luftës, një pjesë e popullsisë dibrane u shpërngul në anën e majtë të Drinit. Në fillim të shtatorit qeveria e Beogradit ndërmori, me trupat e saj, dhe me ushtarakët proesadistë të organizuar në territorin jugosllav, një sulm të ri në drejtim të Shqipërisë së Mesme. Ato hynë thellë në tokat shqiptare dhe iu afruan kryeqytetit. Mijëra vullnetarë iu përgjigjën thirrjes së qeverisë shqiptare për të mbrojtur atdheun. Luftime të ashpra u zhvilluan sidomos në Martanesh. Në nëntor 1921, forcat jugosllave u detyruan të tërhiqeshin në kufijtë e Shqipërisë së vitit 1913. (Në fotografi: Kryengritës në Luftën e Dibrës)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1544–1545.

Fotografia: © http://www.radiandradi.com/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img