Beteja e Oronikut

Lexo ngjarje:

Në Vaun e Dejës u zhvillua “Beteja e Oronikut”, një betejë që luftëtarët shqiptarë të udhëhequr nga Skënderbeu zhvilluan kundër një ushtrie të madhe osmane në fushë të hapur, duke pasur kundër tyre edhe Venedikun. Në këtë betejë ishte e pranishme një pjesë e vogël e forcave shqiptare, kurse pjesa kryesore ishte lënë në zonën veriperëndimore të vendit, kundër venedikasve. Ushtria osmane, pjesa më e madhe kalorës, komandohej nga Mustafa Pasha dhe ishte nxitur nga Venediku. Shqiptarët e sulmuan të parët armikun, e shpartalluan dhe e asgjësuan tërësisht. Mustafa Pasha u përpoq të arratisej, por u kap rob nga Moisi Golemi, në luginën e quajtur Rrethë. Osmanët lanë në betejë mijëra të vrarë, robër e iu kapën 15 flamurë. Nga shqiptarët ranë 300 luftëtarë. (Në fotografi: Rrënoja nga Kalaja e Danjës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 230–231.

Fotografia: © https://ejanevaudejes.al/2022/04/25/kalaja-e-danjes-vau-dejes/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Ndrek Shkjezi

Lindi në Shkodër Ndrek Shkjezi, aktor, Artist i merituar.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img