Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit

Lexo ngjarje:

U çel Kolegji Arbëresh i Shën Adrianit, në Itali (1732–1919). Kjo ishte një qendër e rëndësishme arsimore e kulturore e arbëreshëve të Italisë. U çel, në fillim, në fshatin Shën Benedhit (San Benedetto Ullano) të Kozencës. Në vitin 1794 u vendos në ndërtesën e Manastirit të Shën Adrianit, në fshatin Shën Mitër (San Demetrio Corone). Këtu u arsimuan pothuajse të gjithë shkrimtarët e veprimtarët arbëreshë të Kalabrisë e të Bazilikatës, ndër të cilët edhe Paskuale Bafa, Domeniko Mauro, Jul Variboba, Zef Serembe, Jeronim De Rada etj. Në vitin 1849, në këtë institut u themelua katedra e gjuhës shqipe të krahasuar, nën drejtimin e De Radës, duke shënuar kështu fillimin e mësimit të gjuhës shqipe për nxënësit arbëreshë. Instituti u mbyll në vitin 1852, për t’u rihapur me përpjekjet e De Radës, më 1889. Kolegji kishte edhe një bibliotekë të pasur. Në vitet 1898–1919, në këtë institucion u arsimuan më shumë se 100 intelektualë shqiptarë. (Në fotografi: Pamje e jashtme e Kolegjit të Shën Adrianit, Itali.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1208.

Fotografia: © https://www.vaticannews.va/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img