Sadedin Shehu

Lexo ngjarje:

Në Gjakovë lindi Sadedin Shehu, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Shkollën fillore dhe atë të mesme i kreu në vendlindje. Në fillim u punësua në ndërmarrjen “Dukagjini”, ku punoi deri më 1981. Për shkaqe ekonomike, Sadedin Shehu u detyrua të emigrojë në Belgjikë. U kthye në Kosovë duke lënë gruan dhe tre fëmijë: dy djem dhe një vajzë. Në qershor të vitit 1998, u inkuadrua si ushtar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan të Deçanit. Nën komandën e komandantit Ramush Haradinaj, Sadedin Shehu mori pjesë në të gjitha fushëbetejat e Rrafshit të Dukagjinit: në Junik, Kralan, Prejlep, Hereç, Gllogjan, Carrabreg, Jabllanicë etj. Nuk ishin të pakta udhëtimet e tij nëpër alpet shqiptare duke përcjellë njerëz, por edhe duke furnizuar me armë popullsinë. U vra në vendin e quajtur Bokë e Devës (Gjakovë), në vitin 1998. Trupi i tij u zhduk nga forcat serbe. (Në fotografi: Sadedin Shehu)

Teksti: https://radiogjakova.info/biografite-e-6-heronjve-te-kosoves-2/

Fotografia: © https://www.youtube.com/watch?app=desktop&v=LULr-p6xtP0

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img