Simon Jubani

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi dom Simon Jubani, klerik katolik. Në moshën 16-vjeçare filloi Shkollën Apostolike të jezuitëve. Pas mbylljes së shkollave katolike, në mars të vitit 1946 kaloi në Gjimnazin e Shtetit. Në vitin 1957–1958 mori urdhrat e meshtarisë dhe u dërgua në Mirditë si famullitar, ku dhe u arrestua. Bëri 26 vjet burg. U lirua më 13 prill 1989. Më 4 nëntor 1990 kremtoi të parën meshë publike, në kapelën e djegur të varrezave të Rrëmajit, në prani të 200–300 besimtarëve. Më datën 11 të po atij muaji, gjithnjë në kapelën e Rrëmajit, kremtoi dhe meshën e dytë publike, këtë herë me një fjalim të mirëpërgatitur, programatik, që thyente heshtjen 23-vjeçare. Më 1991, Universiteti i San Franciskos në Kaliforni i akordoi diplomën “Doctor Honoris Causa” në shkenca humane. Në korrik 1996, shteti i Miçiganit e nderoi me diplomë të posaçme. U nda nga jeta në spitalin e qytetit të Shkodrës, në vitin 2011. (Në fotografi: Simon Jubani gjatë meshës.)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 79.

Fotografia: © https://www.shkodrasport.com/dom-simon-jubani-meshtari-qe-ka-luajtur-futboll-me-vllaznine/

Përpunim grafik: AHCF 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img