Impresum

info@albanianheritage.al

22.5 C
Tirana
E premte, 15 Maj, 2026

Fehmi Lladrovci

Lexo ngjarje:

Në fshatin Shkabë (ish-Gllanaselle) të Drenasit në Kosovë lindi Fehmi Lladrovci, veprimtar i Lëvizjes Popullore të Kosovës, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hero i Kosovës. Lindi në fshatin Shkabë (ish-Gllanaselle) të Drenasit, në vitin 1956. Pasi kreu shkollën e mesme, u diplomua në Fakultetin e Makinerisë në Zagreb. Që në moshë të re filloi aktivitetin politik. Në prill të vitit 1985 u caktua sekretar për çështje ushtarake në Lëvizjen Popullore për Republikën e Kosovës. Në nëntor të po atij viti u arrestua dhe u dënua me 10 vjet burg. Në qershor të vitit 1990 u lirua nga burgu, pas amnistisë në Kroaci. Jetoi pak kohë në Kosovë dhe më pas u largua jashtë vendit. Së bashku me bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren Xhevë (Krasniqi) Lladrovci mori pjesë në luftën e Kroacisë. Ishte një nga figurat kryesore të Lëvizjes Popullore të Kosovës, që u angazhuan për formimin e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas shpërthimit të luftës në Kosovë, në maj të vitit 1997, bashkë me një grup bashkëluftëtarësh u kthye në Kosovë. Ishte pjesëmarrës në të gjitha luftimet që u zhvilluan në Drenicë dhe në rajone të tjera të Kosovës. U emërua komandant i Brigadës 114 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në korrik dhe shtator të vitit 1998 forcat ushtarake-policore serbe ndërmorën ofensiva të njëpasnjëshme kundër rezistencës në zonat e çliruara në tërë Drenicën. Fehmi Lladrovci ra në betejë bashkë me Xhevën, bashkëshorten dhe bashkëluftëtaren e pandashme. Brigada 114 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mori emrin e tij. Më 2008-n, Presidenti i Republikës së Kosovës e dekoroi Fehmi Lladrovcin me urdhrin “Hero i Kosovës”; më 2014-n, në 16-vjetorin e rënies, Kroacia e nderoi me “Medaljen e Artë” familjen Lladrovci, për kontributin e dhënë në çlirimin e këtij vendi; ndërsa më 13 shkurt 2015, Presidenti i Republikës së Shqipërisë e dekoroi me urdhrin “Nderi i Kombit”. (Në fotografi: Fehmi Lladrovci)

Teksti: Fjalori enciklopedik i Kosovës – Vëll. II, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 1015.

Fotografia: © https://www.preshevajone.com/pas-nje-semundje-te-shkurter-vdes-nena-e-heroit-fehmi-lladrovci/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Anton Muzaj

Në Vërnakollë të Kosovës lindi Anton Muzaj, klerik, martir i Kishës Katolike.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img