Tuk Jakova

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta në spitalin e burgut të Tiranës, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale, Tuk Jakova, veprimtar i lëvizjes komuniste, një ndër drejtuesit e Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, funksionar i lartë i Partisë Komuniste Shqiptare (Partia e Punës së Shqipërisë) dhe i shtetit, Hero i Popullit. Lindi në Shkodër, në një familje me origjinë nga Gjakova, në vitin 1914. Për arsye ekonomike ndërpreu shkollën e mesme dhe punoi zdrukthëtar. Anëtar i grupit komunist të Shkodrës. Në gjyqin kundër komunistëve, në shkurt 1939, u dënua me burgim. U arratis nga burgu pas agresionit fashist të 7 prillit dhe u hodh në ilegalitet. Mori pjesë në mbledhjen themeluese të Partisë Komuniste Shqiptare, si përfaqësues i grupit komunist të Shkodrës, u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror Provizor. Në Konferencën e Parë të Vendit të Partisë Komuniste Shqiptare (1943), u zgjodh anëtar i Komitetit Qendror, komisar politik i Brigadës I Sulmuese; komisar politik i Divizionit I Sulmues. Në Kongresin I Antifashist Nacionalçlirimtar (Përmet, maj 1944) u zgjodh anëtar i Këshillit Antifashiste Nacionalçlirimtar dhe iu dha grada “kolonel”. Në nëntor 1944 u emërua komisar i Korparmatës III Sulmuese. President i Sindikatave të Punëtorëve dhe Nëpunësve të Shqipërisë (shtator 1945). Kryesoi delegacionin e parë shqiptar në sesionin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (qershor 1946), më pas u emërua ambasador i Republikës Popullore të Shqipërisë në Republikën Federale të Jugosllavisë (1946–1948). Në Kongresin I të Partisë Komuniste Shqiptare (1948), u zgjodh anëtar i Byrosë Politike dhe sekretar i Komitetit Qendror. Gjeneralmajor në korrik 1949; ministër i Financave dhe zv.kryeministër (1950–1955). Deputet që nga viti 1945 dhe kryetar i Asamblesë Kushtetuese e i Kuvendit Popullor (1946–1950). Për shkak të qëndrimeve të kundërta me udhëheqjen e Partisë së Punës të Shqipërisë, në Plenumin e Komitetit Qendror, më 17 qershor 1955, u përjashtua nga Komiteti Qendror e nga partia dhe u shkarkua nga të gjitha detyrat shtetërore që mbante. Në vitin 1956 u internua në Berat. Në vitin 1957 u arrestua dhe u dënua me 20 vjet heqje lirie. U nda nga jeta në spitalin e burgut të Tiranës, pas një ndërhyrjeje kirurgjikale në vitin 1959. (Në fotografi: Tuk Jakova)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1060.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Tuk_Jakova

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img