Todi Lubonja

Lexo ngjarje:

Lindi Todi Lubonja, shkrimtar, ish-drejtor i Radio Televizionit Shqiptar. Mori pjesë në Luftën Nacionalçlirimtare dhe ishte anëtar i Komitetit Qendror. Megjithëse në radhët e Partisë së Punës, ai u dallua për një frymë liberale në drejtimin e RTSH-së. Pas Festivalit të 11-të të këngës, Lubonja u shkarkua nga detyra, u përjashtua nga Partia dhe u dënua. Fillimisht u internua me familjen në Lezhë dhe më pas u dënua me burg, më 27 korrik 1974. Lirohet më 7 qershor 1987 pas 13 vitesh në burgun e Burrelit. I bashkohet gruas dhe djalit, Agimit, në Fishtë, ndërsa djali tjetër, Fatosi, i arrestuar dy ditë para tij, vazhdonte dënimin me burg. Pas dy vitesh marrin faljen nga internimi. Gjatë viteve të pluralizmit politik, ka botuar libra autobiografikë me kujtime nga diktatura. (Në fotografi: Todi Lubonja)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. V, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2016, faqe 102.

Fotografia: © https://kujto.al/personat/todi-lubonja/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img