Në Janjevë (Kosovë), lindi at Luigj Paliq, martir i Kishës Katolike. Pas shkollës fillore në vendin e lindjes, u transferua në Shqipëri, në Kuvendin e Troshanit (Lezhë). Vazhdoi studimet filozofike në Itali, gjatë viteve 1896–1901. U shugurua meshtar më 21 shtator 1901. Pas shugurimit shërbeu në Kosovë, në famullinë e Pejës dhe të Gllogjanit, si edhe në shenjtëroren e Shën Antonit në Gjakovë. Pas shugurimit, u ndal në Romë edhe për dy vite të tjera për studimi pasuniversitare. Gjatë viteve 1905–1907 qe famullitar në Arqipeshkvinë e Shkodrës. Gjatë viteve 1907–1912 u emërua rektor i shenjtërores së Shën Antonit të Gjakovës (Kosovë). (Në fotografi: Luigj Paliq)
Teksti: https://kishakatolikeshkoder.com/ate-luigj-paliq/
Fotografia: © https://kishakatolikeshkoder.com/ate-luigj-paliq/
Përpunim grafik: AHF




