Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 17 Maj, 2026

Xhafer Deva

Lexo ngjarje:

Lindi në Mitrovicë Xhafer Deva, veprimtar politik, anëtar i qeverisë në periudhën e pushtimit gjerman. U shkollua në Stamboll dhe në Vjenë, ku u diplomua inxhinier pyjesh. Në vitin 1943, ishte ndër nismëtarët kryesorë për krijimin e organizatës “Lidhja e Dytë e Prizrenit (shtator, 1943), më vonë kryetar i saj. Në nëntor të vitit 1943, u emërua ministër i Punëve të Brendshme në qeverinë e Rexhep Mitrovicës. Organizator i masakrës së 4 shkurtit 1944, në Tiranë. Pas mbarimit të Luftës u strehua në Austri, Egjipt etj., dhe, më së fundi, u vendos në Kaliforni (SHBA), ku u mor me organizimin e emigracionit antikomunist, sidomos të shqiptarëve nga Kosova që jetonin në Amerikë. Në vitin 1996, rikrijoi organizatën “Lidhja e Dytë e Prizrenit. U nda nga jeta në SHBA. (Në fotografi: Xhafer Deva)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 456.

Fotografia: © https://sq.wikipedia.org/wiki/Xhaferr_Deva

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Aliaj

Në Tiranë u nda nga jeta Agron Aliaj, kërcimtar dhe koreograf, Artist i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img