Aleksandër Lalo

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Aleksandër Lalo, kompozitor. Mësimet e para në muzikë, në instrumentin e fizarmonikës, i mori nga kompozitori dhe fizarmonicisti Agim Krajka. Në vitet 1968–1972 kreu studimet e larta në Institutin e Lartë të Arteve në degën teori-kompozicion, në klasën e kompozitorit Çesk Zadeja. Në këto vite krijoi dhe drejtoi formacionin orkestror pranë Radio Tiranës, me të cilin shoqëroi këngët e anketave muzikore. Në vitin 1970 filloi punë si redaktor muzike në Radio Televizion, duke qenë në të njëjtën kohë kompozitor në Estradën e Shtetit. Mori pjesë në festivalin IX të këngës në Radio Televizionin Shqiptar me këngën “Shoqja e bankës” (1970). Në festivalin XI konkurroi me këngën “Vajza dhe kompozitori” (1972) dhe ishte njëkohësisht dirigjent i formacionit orkestror. Në vitin 1980 u emërua kompozitor në Estradën e Tiranës ku punoi deri më 2000. Spikati për individualitetin e tij, melodikën e frymëzuar, harmonizimin e natyrshëm të poezisë me muzikën, tematikën e pasur dhe të larmishme. Aleksandër Lalo ka një sërë krijimesh, si në filmat “Dimri i fundit” (1976), “Tomka dhe shokët e tij” (1977), “Vajzat me kordele të kuqe” (1978), “Emblema e dikurshme” (1979). Krijimtaria në këtë zhanër u karakterizua nga qartësia e figurës artistike, zbërthimi në planin emocional i çasteve më të rëndësishme të subjektit, prej ku portretizimet e personazheve dhe përshkrimet e ngjarjeve paraqiten në përputhje të plotë me dramaturgjinë e filmit. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2017. (Në fotografi: Aleksandër Lalo)

Teksti: Klement Kole

Fotografia: © https://opinion.al/ndarja-nga-jeta-e-kompozitorit-aleksander-lalo-perloten-artistet-shqiptare/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Dhimitër S. Shuteriqi

U nda nga jeta Dhimitër S. Shuteriqi, shkrimtar dhe historian i letërsisë, profesor, akademik, Mësues i Popullit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img