Amik Kasoruho

Lexo ngjarje:

Në Tiranë, u nda nga jeta Amik Kasoruho, shkrimtar, publicist e përkthyes. Lindi në Tiranë. U arrestua në moshën 17-vjeçare për agjitacion dhe propagandë dhe u dënua me 10 vjet heqje lirie. Pasi doli nga burgu, në periudhën 1956–1962 jetoi në Kavajë. Pastaj u dëbua familjarisht në Gosë, ku jetoi për gati 30 vjet, deri në vitin 1990. Pas rrëzimit të diktaturës u largua në Itali, ku qëndroi deri në vitin 2009. Në këtë periudhë u mor me publicistikë, përkthime dhe shkrimtari. Ka sjellë në shqip mbi 60 vepra të autorëve të huaj dhe ka përkthyer mbi 10 autorë shqiptarë në gjuhë të huaj. Amik Kasoruho ka përkthyer në shqip vepra nga Pirandello, Isabel Allende, Harold Robbins, Patrick O’Brian, John Selby etj. Një ndër përkthimet e tij të fundit ishte edhe “Revolta e Atlasit” e shkrimtares dhe filozofes së mirënjohur amerikane Ayn Rand. (Në fotografi: Amik Kasoruho)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 191.

Fotografia: © Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit

Përpunim grafik: AHCF 

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img