Enriko Telini

Lexo ngjarje:

Në afërsi të Janinës u vra Enriko Telini (Enrico Tellini, 1871–1923), oficer madhor italian. Gjatë Luftës I Botërore shërbeu në komandën e trupave italiane në Shqipëri. Më 1923 u gradua “gjeneral” dhe u emërua në krye të misionit italian pranë Komisionit Ndërkombëtar për Caktimin e Kufirit Shqiptaro-Grek. Iu besua drejtimi i atij komisioni. Mbajti qëndrim objektiv, duke iu kundërvënë orvatjeve të përfaqësuesve të qeverisë greke për të shtrembëruar përbërjen etnike të fshatrave kufitare shqiptare. Si pasojë e këtij qëndrimi, Enriko Telini u vra nga anëtarët e një bande greke. Qeveria greke bëri përpjekje për të fajësuar shqiptarët për këtë krim, por dështoi. Opinioni publik evropian, Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve i kërkuan Athinës kapjen dhe dënimin e autorëve të vrasjes dhe dëmshpërblimin përkatës. Kundërshtimet e autoriteteve greke për t’iu nënshtruar detyrimeve, çuan në krizën e marrëdhënieve italo-greke dhe pushtimin e qytetit të Korfuzit nga forcat italiane (gusht–shtator 1923). (Në fotografi: Enriko Telini)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2674.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Enrico_Tellini

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img