Fadil Pullumbi

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Fadil Pullumbi, piktor, dekorator dhe akuarelist shqiptar i shekullit XX. Në vendlindje kreu Shkollën e Vizatimit, më pas vijoi studimet e larta për pikturë në Institutin e Lartë të Arteve, në Romë (1939). Më 1940, akuarelet e tij me pamje nga peizazhi shqiptar dhe veshje popullore shqiptare botohen si kartolina nga shtëpia botuese italiane “Agostini di Novara”. Pullumbi ishte një piktor realist (akuarelist) që realizoi peizazhe interesante kryesisht në rrethinat e Tiranës e të zonave të tjera të Shqipërisë. Ai mbeti në vazhdim si një piktor realist i natyrës, duke zbuluar para publikut një paletë të freskët, shprehëse, plot ngjyrë, dritë dhe shpeshherë me shpërthime të papritura koloristike. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 197. (Në fotografi: Fadil Pullumbi)

Teksti: Ylli Drishti, 100 vjet Tirana në pikturë; 1920–2020, “Mediaprint”, Tiranë, 2020, faqe 90.

Fotografia: © http://www.panorama.com.al/fadil-pullumbi-nga-roma-ne-artistiken-migjeni-rikthimi-i-piktorit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img