Injac Zamputi

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Injac Zamputi, historian e latinist, bashkëpunëtor i vjetër shkencor. Studimet universitare i kreu në Trieste, ku pati si temë diplome “Venediku dhe Shqipëria në shekullin XVIII”. Punoi si mësues në Shkodër. Pas luftë u transferua në gjimnazin e Gjirokastrës. Me themelimin e Institutit të Shkencave në Tiranë, u emërua punonjës shkencor në sektorin e historisë së Mesjetës dhe vijoi me këtë detyrë në Institutin e Historisë. Ka përkthyer e transkriptuar nga latinishtja e italishtja mesjetare dokumente historike të botuara nga Instituti i Historisë në serinë “Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë” (1962), si dhe “Relacione mbi gjendjen e Shqipërisë Veriore e të Mesme në shekullin XVII” në disa vëllime (Tiranë, 1963, 1965), apo nga seria me disa vëllime “Dokumente të shekullit XV për historinë e Shqipërisë” (1967–1979); seria “Dokumente të shekullit XVI–XVII për historinë e Shqipërisë” (1989–1990). Botimet dokumentare të Injac Zmputit sjellin një kontribut të çmuar për studimin e problemeve të ndryshme të historisë së popullit shqiptar në shekujt XV, XVI dhe XVII. Ai u mor edhe me krijimtari letrare. Ka botuar vëllimet me novela “Zemra njerëzish” (1940), “Atje, nën hijen e Rozafës” (1944), si dhe ka lënë në dorëshkrim disa drama e tregime me tema historike. Si studiues i letërsisë ka botuar librat “Fishta: koha, njeriu, vepra” dhe “Ekskursion në dy vepra të Kadaresë” (1993). U nda nga jeta në Tivoli (Itali), në vitin 1998 dhe u varros në Tiranë. Është dekoruar me urdhrin “Punonjës i shquar i shkencës dhe i teknikës”. (Në fotografi: Injac Zamputi)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2975–2976.

Fotografia: © https://www.radiandradi.com/injac-zamputti-1910-1998-nga-jozef-zamputti/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img