Jakob Filip Falmerajer (Jacob Philipp Fallmerayer)

Lexo ngjarje:

Në Gjermani u nda nga jeta Jakob Filip Falmerajer (Jacob Philipp Fallmerayer), historian austriak, bizantinist, publicist, anëtar i Akademisë së Shkencave të Bavarisë; bëri një varg udhëtimesh në vendet e Lindjes, në Turqi, në Maqedoni si dhe në Greqi, ku u njoh me popullsinë arbëreshe. Lindi në Berlin të Gjermanisë, në vitin 1790. Falmerajer shprehu në veprat e tij pikëpamje ekstremiste në lidhje me prejardhjen e popullit grek, që e bënë atë një nga figurat më të luftuara në Greqi: se populli grek nuk paska “asnjë pikë gjaku të grekëve të vjetër”, se qenka një përzierje shqiptarësh e sllavësh dhe se në kulturën e tij popullore nuk paska asnjë gjurmë vazhdimësie të trashëgimit kulturor antik. Për historinë e Shqipërisë janë me rëndësi ende veprat “Geschichte der Halbinsel Morea während des Mittelalters” në dy vëllime (“Historia e gadishullit të Moresë gjatë mesjetës”, Munih 1830–1836, si dhe “Das albanesische Element in Griechenland” në tri vëllime (“Elementi shqiptar në Greqi”, Munih 1857–1861). Në këto vepra trajtohen në radhë të parë historia e mërgimit dhe e përhapjes së gjerë të shqiptarëve në trevat greke. Për të kuptuar këtë mërgim, Falmerajer trajton edhe historinë e shqiptarëve në trevat prej nga u nisën, në kuadrin e Perandorisë Bizantine dhe në ndeshjen e tyre me osmanët, që ai e quan një tragjedi historike, “aktet” e së cilës ai i ndjek nëpërmjet luftës së udhëhequr prej Skënderbeut. Jakob Filip Falmerajer e vlerëson lart luftën e shqiptarëve si të një populli me vitalitet të madh dhe “fantastikisht liridashës”, po ashtu vlerëson edhe Skënderbeun si luftëtar për liri. Ndonëse nuk njeh burimet arkivore, por mbështetet mbi burimet tregimtare, siç është Marin Barleti, vepra e dytë e Falmerajer tërheq vëmendjen për një varg pikëpamjesh origjinale në vlerësimin e luftës popullore të shqiptarëve, si një luftë guerile me të gjitha tiparet e saj karakteristike. (Në fotografi: Portret i Jakob Filip Falmerajer)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 644.

Fotografia: © https://en.wikipedia.org/wiki/Jakob_Philipp_Fallmerayer

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img