Justin Rrota

Lexo ngjarje:

Në Shkodër lindi Justin Rrota, filolog dhe gjuhëtar, klerik, Mësues i Popullit. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Ndoqi studimet e larta teologjike në Austri. Në vitin 1911 u shugurua meshtar. Rreth 25 vjet punoi si mësues i gjuhës shqipe dhe i latinishtes në gjimnazin “Illyricum” në Shkodër. Pas luftës, duke qenë i sëmurë, jetoi në Kuvendin e Fretënve Françeskanë në Shkodër dhe, si bashkëpunëtor i Institutit të Historisë e të Gjuhësisë, u mor kryesisht me hartimin e veprës së vëllimshme “Gjuha e shkrueme ase vërejtje gramatikore”, ku trajtohen fonetika, leksikologjia, morfologjia e sintaksa e gjuhës shqipe dhe një histori e shkurtër e albanologjisë; vepra u botua nga Akademia e Shkencave dhe Provinca Françeskane Shqiptare (Shkodër, 2006). Justin Rrota është marrë veçanërisht me gjurmimin dhe botimin kritik të teksteve të autorëve të vjetër, duke i transkriptuar e shoqëruar me komente. Nga fusha e historisë së letërsisë botoi “Letratyra shqype” (1925, botim i plotësuar 1934). Si letrar ka botuar një përmbledhje me tregime, novela, kujtime “Rreth votrës” (1945). Justin Rrota solli në Shqipëri për herë të parë, më 1929, tri kopje fotografike të “Mesharit” të Gjon Buzukut dhe u mor vazhdimisht me studimin e gjuhës së kësaj vepre, duke botuar disa artikuj studimorë, ku ka trajtuar edhe rrethanat historike-kulturore të kohës kur u botua libri i parë shqip. U nda nga jeta në vitin 1964. (Në fotografi: Justin Rrota)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2285–2286.

Fotografia: © https://www.vaticannews.va/sq/kisha/news/2020-02/at-justin-rrota-ne-pervjetorin-e-lindjes.html

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img