Kemajl Hetemi

Lexo ngjarje:

Në Ferizaj lindi Kemajl Hetemi, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmor. Në muajin korrik të vitit 1998 u bë anëtar i shtabit lokal të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Krojmir. Po atë muaj mori pjesë në luftimet kundër forcave serbe në afërsi të fshatit Fushticë, ndërsa pak ditë më vonë mori pjesë në luftën për mbrojtjen e Zborcit. Në korrik të vitit 1998, me shumë bashkëluftëtarë të tjerë u përfshi në përbërjen e Nënzonës Operative të Nerodimës në Jezerc. Me urdhër të komandës së kësaj nënzone u caktua zëvendëskomandant i pikës së parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Jezerc. U vra në mbrojtje të pozicioneve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1998. (Në fotografi: Kemajl Hetemi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i Kosovës – Vëll. I, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Prishtinë, 2018, faqe 619.

Fotografia: © https://www.facebook.com/R.Bislimi/photos/a.1208509669164698/4973651775983783/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img