Sali Shijaku

Lexo ngjarje:

Në Tiranë lindi Sali Shijaku, Piktor i Popullit. Kreu studimet e larta në institutin “I. E. Rjepin” të Akademisë së Arteve në Leningrad (1960). Filloi punën si pedagog i pikturës në Institutin e Lartë të Arteve. Ndër veprat e para të Sali Shijakut janë disa punime, portrete, peizazhe dhe mjedise tiranase. Në fillimet e krijimtarisë së tij Sali Shijaku punonte sipas mënyrës tradicionale realiste, ndërsa më vonë, pas studimeve që bënte në modelimet e tij piktorike, kërkonte gjetje ekspresive përmes raportesh ngjyrore të theksuara, derisa arriti në perceptime lakonike monumentale, ku vizatimi dhe ngjyra fitonin vlera të larta shprehëse artistike. Sali Shijaku solli në artin shqiptar të viteve ’60 të shekullit XX elemente të reja moderne dhe bashkëkohore. Ka marrë pjesë në ekspozitat kombëtare dhe është vlerësuar me çmime. Ka çelur disa ekspozita vetjake, ku spikatin kërkimet e tij në formë, sidomos në elemente si kompozim, ngjyrë, dritëhije. Vepra të tij ruhen në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ka marrë Çmimin e Republikës të shkallës së parë (dy herë), të shkallës së dytë (dy herë) dhe të shkallës së tretë. U nda nga jeta në Tiranë, në vitin 2022. (Në fotografi: Sali Shijaku)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2456–2457.

Fotografia: © https://newsbomb.net/shuhet-ne-moshen-89-vjecare-sali-shijaku-mjeshtri-i-piktures-shqiptare/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img