Shaban Demiraj

Lexo ngjarje:

U nda nga jeta Shaban Demiraj, gjuhëtar, profesor, akademik, anëtar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mësues i Popullit. Lindi në Vlorë, në vitin 1920. Në vitet 1993–1997 ka qenë kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Studimet e larta i kreu në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) dhe më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1955). Në vitet 1948–1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954, filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në Universitetin e Tiranës, ku shërbeu deri në vitin 1990. Ka zhvilluar kryesisht lëndët: morfologji e gjuhës së sotme shqipe, gramatikë historike e shqipes, histori e gjuhës së shkruar shqipe, duke hartuar dhe tekstet përkatëse për to, si edhe një kurs special për gjuhësinë ballkanike. Ka botuar vepra dhe një varg artikujsh shkencorë edhe jashtë vendit, për çështje të ndryshme të historisë së gjuhës shqipe, të gramatikës dhe të fonetikës historike, si edhe të ballkanologjisë. Ka marrë Çmimin e Republikës të Shkallës së Parë dhe të Dytë; është dekoruar me urdhrin “Mjeshtër i Madh i Punës”. (Në fotografi: Shaban Demiraj)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 442.

Fotografia: © http://akad.gov.al/ash/home/asambleja/anetar/te-ndare-jeta?id=155

Përpunim grafik: AHF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Petrika Riza

Lindi në fshatin Bulgarec të rrethit të Korçës Petrika Riza, aktor.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img