Skënder Plasari

Lexo ngjarje:

Lindi në Tiranë Skënder Plasari, aktor, libretist, skenarist. Ka kryer studimet e larta në Institutin e Fizkulturës, më 1963. Mbas sukseseve në fushën e sportit, ku u bë disa herë kampion kombëtar në mundje, në gjimnastikën e veglave, në boks e në atletikë për të cilat ka merituar titujt më të lartë, që nga “Mjeshtër i merituar” e deri tek “Nderi i Sportit Shqiptar”, iu përkushtua artit të skenës dhe të ekranit. E filloi si interpretues dhe shkrues skeçesh të ndryshme për estradë dhe vijoi më vonë si aktor, libretist e skenarist. Në vitet 1959–1979 punoi si aktor dhe akrobat në Teatrin Profesionist të Estradës, Tiranë. Më 1979 filloi punën si pedagog në Institutin e Fizkulturës, pastaj kaloi në Institutin e Lartë të Arteve (sot Akademia e Arteve) si pedagog i lëvizjeve plastike dhe pantomimës. Paralelisht ka interpretuar role karakteresh në filmat artistikë shqiptarë. Suksesi më i spikatur i krijimtarisë së tij mbetet skenari i kinokomedisë së parë shqiptare “Kapedani”, 1972, që pati sukses të bujshëm te shikuesit e shumtë. (Në fotografi: Skënder Plasari)

Teksti: Vikor Gjika

Fotografia: © https://www.kinematografia-shqiptare-sporti.com/skender-plasari-aktor-i-estrades-se-tiranes-libretist-dhe-skenarist-i-filmit/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Agron Llaka

Lindi në Memaliaj Agron Llaka, aktor i humorit.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img