Lindi në Shën Mitër të Kalabrisë patrioti dhe luftëtari për liri e demokraci, arbëreshi i shquar Domenik Mauri (Domenico Mauro). Ai ishte njëri prej udhëheqësve të kryengritjes së vitit 1848, në Kalabri, dhe pas një periudhe mërgimi në ishujt e Jonit (Greqi) dhe në Romë (Itali), u bë njëri prej një mijë “këmishëkuqve” të Xhuzepe Garibaldit, duke e ndjekur deri në Marsejë (Francë). Domenik Mauri njihet dhe si poet i shquar, që ka shkruar vargje vetëm në gjuhën italiane. (Në fotografi: Pamje nga fshati Shën Mitër, Kalabri.)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 141–142.
Fotografia: © https://prointegra.ch/shen-miter-korone-qe-u-shqua-me-kolegjin-adriano




