Në fshatin Qytezë të Edrenesë, i banuar prej shqiptarësh, lindi një prej korifenjve të kulturës sonë kombëtare, Fan Stilian Noli. Që në rini, u bë mendimtar dhe veprimtar i shquar i Rilindjes Kombëtare. Nuk ka fusha të jetës sonë ku ai të mos ketë lënë gjurmë, ku ai të mos ketë shërbyer si “Ikonë e Kombit”. Ai ka qenë i pari dhe i paarritshëm në fe e në besim, në letërsi dhe në përkthim, në muzikë dhe në politikë, në kritikë dhe në oratori. Ndonëse shumicën e jetës e kaloi në mërgim, larg atdheut, askush nuk bëri më shumë sa ai për Shqipërinë, askush nuk i dha më shumë kulturës dhe traditës arbërore. Trashëgimia që Noli u la brezave të ardhshëm, nuk matet me para, se ai jetoi dhe vdiq i varfër. Por gjithçka që Noli la pas, e bëri atë monument, e përjetësoi dhe i siguroi atij vendin e merituar në Panteonin Shqiptar. (Në fotografi: Fan Stilian Noli)
Teksti: Robert Elsie, Histori e letërsisë shqiptare, “Dukagjini”, Pejë, 2001, faqe 273-277.
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




