Doli në shtyp numri i parë i revistës “Bleta”. Revista “Bleta” ishte organ kulturor i përdymuajshëm, me seli në rrugën Carnarvon (sot rruga “Xhorxh Bush”), nr. 15, në Tiranë. Revista trajtonte zhanre të pasura tematikash nga fusha e letërsisë, gazetarisë, fejtone të shkurtra, përrallëza për fëmije, rubrikë mbi fotografinë, informacione mbi teatrin dhe kinematografinë. Ajo ishte e vetmja revistë e cila pasqyronte programin e Radio Tiranës për kohën. Nga rubrikat më të pëlqyera për kohën, do të ishte edhe “Ju flet mjeku”, rubrikë prej 15 minutash që transmetohej ditën e diel, me mjekun Hamdi Sulçebe. (Në fotografi: Ballina e revistës “Bleta”; Programi radiofonik i revistës.)
Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror
Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror




