Presidenti amerikan Tomas Udro Uillson (Thomas Woodrow Wilson), shpalli planin e tij prej 14 pikash, ku pasqyrohej synimi i Shteteve të Bashkuara për marrëdhënie të reja ndërkombëtare dhe për arritjen e një paqeje të qëndrueshme në Evropë. Propozimi bënte thirrje për: kushte bujare të paqes nga aleatët fitimtarë, rikthimin e territoreve të pushtuara gjatë luftës, të drejtën për vetëvendosje të kombeve, si dhe krijimin e një organizate botërore për zgjidhjen e konflikteve të ardhshme. Ai u bë pengesë për copëtimin e Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. (Në fotografi: Tomas Udro Uillson)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2784.
Fotografia: © https://www.history.com/news/
Përpunim grafik: AHCF




