Xhevat Korça

Lexo ngjarje:

Në qytetin e Korçës u lind mësuesi, përkthyesi, politikani dhe historiani Xhevat Korça. Studimet universitare i ndoqi në Vjenë, në Fakultetin e Filozofisë. Me kthimin në atdhe, u emërua mësues në qytetin e Shkodrës (1922) dhe drejtor i gjimnazit të Shkodrës (1923). Në aspektin politik, ai ishte një nga mbështetësit e Lëvizjes së Qershorit (1924) dhe përkrahës i Nolit, dhe për këtë arsye u detyrua të largohej nga vendi pas rikthimit të Ahmet Zogut në pushtet. U vendos në Beograd për disa vjet, ku shërbeu edhe si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në universitet. Pas pushtimit të Shqipërisë nga Italia më 1939, kthehet në atdhe dhe më 1942 mori postin e ministrit të Arsimit në qeverinë e Mustafa Krujës. Në prill të 1945-s u dënua me vdekje nga Gjyqi Special, por që iu konvertua në burgim të përjetshëm. Ndërroi jetë në burgun e Burrelit, në korrik të vitit 1949. Xhevat Korça ka dhënë një kontribut të madh dhe në fushën e përkthimeve, një pjesë e madhe e të cilave ruhen në dorëshkrim në Arkivin Qendror Shtetëror. (Në fotografi: Imazhet ilustruese nga një letër që Fan Noli i dërgon Xhevat Korçës, në lidhje me përkthimet e tij.)

Teksti: Arkivi Qendror Shtetëror

Fotografia: © Arkivi Qendror Shtetëror

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img