Pjetër Arbnori

Lexo ngjarje:

Lindi në Durrës Pjetër Arbnori, kryetar i Kuvendit të Shqipërisë në vitet 1992–1997, veprimtar politik, shkrimtar, Mësues i Popullit. Pasi kreu shkollën e mesme (1953), nisi punë si mësues në Shkodër e në Dukagjin, por në vitin 1958 u pushua për arsye politike dhe u detyrua të punonte si punëtor. Ishte ndër nismëtarët për themelimin e një grupi ilegal socialdemokrat, që u zbulua nga Sigurimi i Shtetit. Në vitin 1961, u arrestua dhe u dënua me vdekje. Më vonë, dënimi iu kthye në 25 vjet. Në vitin 1979 u ridënua me 10 vite të tjera për veprimtarinë letrare. U lirua nga burgu pas 28 vjetësh, në gusht të vitit 1989. Në janar 1990, mori pjesë në demonstratën antikomuniste, në Shkodër. Po atë vit ishte ndër themeluesit e Partisë Demokratike të Shqipërisë. Ishte deputet në vitet 1991–2001 dhe Kryetar i Kuvendit, duke luajtur një rol me rëndësi për konsolidimin e demokracisë dhe për vendosjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit ndërparlamentar me shumë vende. (Në fotografi: Pjetër Arbnori)

Teksti: Fjalor Enciklopedik Shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 92-93.

Fotogafia: © https://gazetadielli.com/pjeter-arbnori-perballe-kadarese/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Luzhnicës

Në Kosovë u zhvilluan “Luftimet e Luzhnicës” kundër forcave serbe në Bajrak të Luzhnicës (Kosovë).
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img