Në grykën malore, që quhet Tenda e Qypit (Skrapar), u zhvillua një nga betejat më të përgjakshme të Operacionit të Dimrit, që ndërmorën pushtuesit gjermanë dhe kuislingët shqiptarë. Armiku mundi të hyjë në Këlcyrë vetëm pas pesë ditë luftimesh dhe nuk guxoi të vazhdonte marshimin në zonën e Përmetit dhe të Zagorisë, sipas planeve të parashikuara. (Në fotografi: Piktura “Tenda e Qypit”, nga Fatmir Haxhiu, 1969.)
Teksti: Historia e Popullit Shqiptar – Vëll. IV, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Toena”, Tiranë, 2009, faqe 95.
Fotografia: © http://haxhiu.net/cuadros/3.htm
Përpunim grafik: AHCF




