Dede Ahmet Ahmataj

Lexo ngjarje:

Lindi në Brataj të Vlorës Dede Ahmet Ahmataj. Kreu shkollën qytetëse në vitet 1924–1929. Më 1937, shkon ushtar në rrethin e Dibrës dhe pasi lirohet, vesh petkun e klerikut bektashi në teqenë e Bllacës, te baba Zeneli, deri në vitin 1939. Më pas shërbeu në teqetë e Elbasanit, Turanit të Tepelenës, Vlorës, deri në vitin 1942. Nga ky vit e deri në maj të vitit 1944, me armë në dorë luftoi në radhët e Ushtrisë Antifashiste Nacionalçlirimtare dhe inkuadrohet në Brigadën XVIII Sulmuese. Ka qenë në batalionet partizane të Martaneshit, Elbasanit dhe Pezës. Në vitin 1943, internohet në Porto Romano të Durrësit. Pranvera e vitit 1945 e gjen në detyrën e komandantit të Qarkut, në Martanesh. Më 2 tetor 1945, merr titullin “baba” dhe shërben plot devocion në teqetë e baba Hamitit në Elbasan, si edhe të Kuzum Baba, në Vlorë. Në 2 qershor 1948, Këshilli i Përgjithshëm i Komunitetit Bektashian e zgjedh Kryegjyshi Botëror. Në vitet 1948–1958 organizoi arsimin fetar dhe nën kujdesin e tij u përkthyen në gjuhën shqipe dhjetëra libra për bektashizmin. Ai u bë faktor i harmonisë fetare midis komuniteteve fetare tradicionale në Shqipëri. Zgjidhi një varg detyrimesh të Komunitetit Bektashian Shqiptar me bektashinjtë e tjerë në gjithë botën. Mori pjesë në disa konferenca ndërkombëtare për paqen. Në vitin 1958, Dede Ahmet Myftari, si rezultat i presionit nga partia-shtet, u detyrua të linte postin e rëndësishëm dhe të kalonte vitet e rënda të internimit në Drizar të Mallakastrës. Në këto kushte, Teqeja e Drizarit u shndërrua në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane. (Në fotografi: Dede Ahmet Ahmataj)

Teksti: Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Fotografia: © Kryegjyshata Botërore Bektashiane

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img