Krijimi i DEBATIK

Lexo ngjarje:

Në kodrat e Tiranës u krijua DEBATIK-u (Djemtë e Bashkuar, Anëtarë të Ideve Komuniste), organizata e luftëtarëve të vegjël antifashistë shqiptarë. Në këtë mënyrë, edhe të miturit shqiptarë u bënë pjesë e Koalicionit të Madh Antifashist. Debatikasit, edhe pse të vegjël, kryenin detyra e veprimtari serioze e të guximshme: çonin informacione në të gjitha skajet e qyteteve, merrnin pjesë në paketimin e komunikatave dhe pakot i maskonin dhe i shpërndanin pa rënë në sy të armikut, sajonin aktivitete të ndryshme, ndeshje futbolli në afërsi të reparteve ushtarake për të marrë ndonjë informacion, kryenin aksione e veprime antifashiste në mënyrë të organizuar etj. Debatikasit morën pjesë në protesta e demonstrata, në grisje flamujsh e simbole të fashizmit, nëpër shkolla braktisnin format e edukimit fashist dhe shpesh edhe mësimin e lëndëve fashiste. (Në fotografi: Foto ilustrimi “Debatik”.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 497.

Fotografia: © Radio Televizioni Shqiptar

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img