Nënë Tereza

Lexo ngjarje:

Mori nënshtetësinë shqiptare Shën Tereza. Nënë Tereza ka lindur në Shkup, më 26 gusht 1910, në një familje katolike shqiptare. Në shtator të vitit 1928, e shtyrë nga dëshira për t’u bërë mi­sionare, Gonxhja i tha lamtumirë shtëpisë atërore për të hyrë në Institutin “Motrat e Loretos”, në Ir­landë. Me shër­bimet e saj humanitare, Nënë Tereza u bë gruaja më e admiruar në opinionin botëror. Prandaj ajo u nderua me shumë çmime e shpër­blime të larta, duke filluar nga “Padmashri”, që iu akordua nga Presidenti i Indisë (1962) e deri te çmimi “Nobel për Paqe” nga Parlamenti i Norvegjisë (1979). Më 4 shtator 2016, Papa Francesko firmosi dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezes, ngjarje e organizuar në bazilikën e Shën Pjetrit, Vatikan. Viti 2016 u quajt “Vit jubilar i mëshirës”. (Në fotografi: Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri. Në aeroport e presin Nexhmije Hoxha dhe kushërira e saj, doktoreshë Adelina Mazreku.)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2686–2687.

Fotografia: © https://shqiptarja.com/

Përpunim grafik: AHCF

 

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Luftimet e Grykës së Llapushnikut

U zhvilluan Luftimet e Grykës së Llapushnikut.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img