Mijëra veta marshuan drejt sheshit “Skënderbej” dhe rrëzuan shtatoren e Enver Hoxhës, pa ndeshur rezistencë të vendosur nga policia. Madje një pjesë e saj u bashkua me demonstruesit. Disa ditë pas rrëzimit të shtatores, qeveria nxori vendimin për ndarjen e Universitetit “Enver Hoxha” në dy universitete, me emërtimet: “Universiteti i Tiranës” dhe Universiteti Politeknik”. Të tilla ngjarje pati edhe në qytetet kryesore të vendit, si: Korçë, Vlorë, Durrës e Gjirokastër. (Në fotografi: Momenti i rrëzimit të monumentit të Enver Hoxhës.)
Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 3, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2009, faqe 2115.
Fotografia: © Muzeu Historik Kombëtar
Përpunim grafik: AHCF




