U themelua Universiteti i Prishtinës. Ky universitet u themelua me Ligjin mbi Themelimin e Universitetit të Prishtinës, të cilin e miratoi Kuvendi i Krahinës Socialiste të Kosovës, më 18 nëntor 1969. Themelimi i Universitetit të Prishtinës ishte ngjarje historike për popullin e Kosovës, si edhe për mbarë kombin shqiptar. Kuvendi themelues i Universitetit të Prishtinës u mbajt më 13 shkurt 1970, kurse dy ditë më vonë, më 15 shkurt 1970, u mbajt edhe mbledhja solemne e Kuvendit, dhe pikërisht kjo datë u shpall Dita e Universitetit të Prishtinës. Universiteti i Prishtinës është universiteti më i madh në Kosovë dhe njëri nga më të mëdhenjtë në rajon. (Në fotografi: Akademik Dervish Rozhaja (1934–1996), gjatë fjalimit të tij si rektor i parë i Universitetit të Prishtinës, në ditën e themelimit të tij.)
Teksti: https://uni-pr.edu/page.aspx?id=1,40,1299
Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak
Përpunim grafik: AHCF




