Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 5 Prill, 2026

Dom Ejëll Kovaçi

Lexo ngjarje:

Më 5 prill 1920, në Hajmel të Zadrimës lindi Dom Ejëll Kovaçi, klerik katolik. Është një prej klerikëve që refuzuan të nënshkruanin Statutin e Kishës Katolike. Më 1957, pas shërbimit disavjeçar në famullinë e Komanit, u transferua në famullinë e fshatit Qelëz (Shkodër). Më 21 gusht 1958 u arrestua për të tretën herë, me akuzën se, “në bashkëpunim me spiunët e diversantët, natën e datës 26 nëntor 1951 kanë organizuar dhe zhvilluar me qëllime terroriste, brenda në kishën e katundit Qelëz, vrasjen e aktivistit të organeve të sigurimit të shtetit, shokut Mark dhe ka kryer veprën e përgatitjes për t’u arratisur jashtë shtetit në bashkëpunim”. Në nëntor të po atij viti, në sallën e kinemasë “Republika” filloi gjyqi kundër tij dhe me vendim nr. 12, datë 10 nëntor 1958, u dënua me vdekje me pushkatim. (Në fotografi: Dom Ejëll Kovaçi)

Teksti: Fjalor enciklopedik i viktimave të terrorit komunist – Vëll. IV, “West Print”, Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, Tiranë, 2015, faqe 335.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Masakra e Rezallës

U zhvillua “Masakra e Rezallës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Rezallë të Skënderajt.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img