Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 5 Prill, 2026

Hafëz Ali Korça

Lexo ngjarje:

Më 5 prill 1873, lindi, në Korçë, Hafëz Ali Korça, veprimtar i Lëvizjes Kombëtare, mësues, poet e publicist. Në vendlindje kreu shkollën e mesme. Studimet e larta i kreu për Teologji e Filozofi, në Stamboll. U kthye si myfti në Korçë dhe u përkujdes për hapjen e një shkolle të mesme, ku dha mësim edhe vetë. Kreu detyrat e kryemyftiut të Këshillit të Naltë të Sheriatit në Shkodër (1918) dhe të kryetarit të Këshillit të Naltë të Sheriatit në Tiranë (1918–1924). Është një nga themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe një prej mësimdhënësve të parë të saj. U dënua nga regjimi komunist si klerik reaksionar dhe pjesëtar i Ballit Kombëtar. Vitet e fundit të jetës u internua në Kavajë. Botoi “Alfabeti arabisht” (1914) për mësimin e gjuhës arabe; “Gramatika, Syntaksa shqip-abisht” dhe “Fjalime” për shkollat e mesme (1916); “Shtatë ëndrat e Shqipërisë” (1924), “Kur’ani i Madhënueshim e thelbi i tij” (1926) etj. (Në fotografi: Hafëz Ali Korça)

Teksti: Fjalor enciklopedik shqiptar – Vëll. 2, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, “Kristalina-KH”, Tiranë, 2008, faqe 1283.

Fotografia: © Xhoxhi L., arkivi vetjak

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Masakra e Rezallës

U zhvillua “Masakra e Rezallës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Rezallë të Skënderajt.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img