Në fshatin Lusëm të Kukësit lindi Haxhi Dede Reshat Bardhi. Mësimet e para fetare i mori te hoxha i fshatit. Më pas ndoqi një kurs formimi në Medresenë e Tiranës. Ka njohur gjuhën arabe. Në vitin 1954, u dorëzua dervish te Kryegjyshi Botëror i asaj kohe, Dede Ahmet Ahmataj. Gjatë viteve 1958–1967 ka qenë i internuar së bashku me Dede Ahmetin, në Drizar të Mallakastrës. Pas vitit 1967 ka punuar, për 23 vite me radhë, punëtor në Ndërmarrjen Bujqësore “Gjergj Dimitrov”, në Tiranë. Në vitin 1991, u vu në krye të Kryegjyshatës Botërore, duke u bërë rilindësi i Bektashizmit, pas një periudhe ndërprerjeje të persekutimit komunist ndaj tij. (Në fotografi: Haxhi Reshat Bardhi Dede Baba)
Teksti: Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Fotografia: © Kryegjyshata Botërore Bektashiane
Përpunim grafik: AHF




