Impresum

info@albanianheritage.al

18.5 C
Tirana
E diel, 5 Prill, 2026

Leka I

Lexo ngjarje:

Më 5 prill 1939, në Tiranë, vetëm dy ditë para pushtimit fashist të Shqipërisë, në pallatin mbretëror lindi Leka I, djali i mbretit Zog dhe mbretëreshës Geraldina. Lindja e trashëgimtarit të fronit u festua me ngazëllim të madh dhe Roja Mbretërore përshëndeti me 101 goditje me pushkë. Princi Leka e filloi jetën në mërgim, në vende të ndryshme. Pasi udhëtoi nëpër Evropë, familja mbretërore u vendos në Angli, fillimisht në hotelin “Ritz”, në Londër. Më pas në vitin 1941 u zhvendos për një periudhë të shkurtër në Askotin Jugor, në Bërkshir dhe më pas në vilën “Parmoor House”, në Parmor, pranë fshatit Frith në rrethin Bakingamshir. Pas luftës mbreti Zog, mbretëresha Geraldina dhe princ Leka u zhvendosën në Egjipt, ku jetuan nën mbrojtjen e mbretit Faruk I. Princ Leka u shkollua në “Parmoor House”. Në vitin 1946 ai vazhdoi studimet në “British Boys School”, ku qëndroi deri në vitin 1954. Në Aleksandri, Egjipt, ai vazhdoi studimet në “Victoria College” për të shkuar më pas në “Aiglon College” në qytezën Vijar Syr Olon të Zvicrës, ku edhe u diplomua në vitin 1956. Ai fliste rrjedhshëm disa gjuhë, si shqip, frëngjisht, anglisht, spanjisht, gjermanisht e arabisht dhe italisht. Në vitin 1958, pasi studioi dy vjet në “Royal Military Academy Sandhurst” në Angli, ai u mandatua në postin “Toger i dytë” në Ushtrinë Britanike. Ai studioi gjithashtu ekonomik, shkenca politike dhe gjuhë orientale në Universitetin e Sorbonës, në Francë, deri në vitin 1961. Princ Leka u bë zyrtarisht trashëgimtar i fronit dhe mori titullin “Princ i Kurorës” në 5 prill 1957, kur mbushi 18 vjeç. (Në fotografi: Leka Zogu I)

Teksti: https://albanianroyalcourt.al/

Fotografia: © https://albanianroyalcourt.al/

Përpunim grafik: AHCF

- Advertisement -spot_img

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Marketing -spot_img
Të fundit

Masakra e Rezallës

U zhvillua “Masakra e Rezallës”, masakër e forcave të policisë dhe të ushtrisë së Serbisë mbi popullsinë civile shqiptare në fshatin Rezallë të Skënderajt.
- Marketing -spot_img

Lexo më shumë

- Advertisement -spot_img